Ballina Aktualitet Ja si parashikohet moti për ditën e sotme

Ja si parashikohet moti për ditën e sotme

82
0

Gadishulli i Ballkanit vijon të ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore të paqëndrueshme duke mbajtur reshje shiu dhe stuhi lokale në territorin e Shqipërisë.

E Hënë, 13 Maj 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira me reshje shiu lokale në mesditë në zonat pranë maleve.  Era do të fryjë me drejtim perëndim (W) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore     10/23°C

– Zonat e ulëta       12/26°C

– Zonat bregdetare 14/27°C