Ballina Kronika Me shenja në fytyrë, gjendet e vdekur në banesë gruaja në Tiranë

Me shenja në fytyrë, gjendet e vdekur në banesë gruaja në Tiranë

71
0

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë. Një grua është gjetur pa shenja jete në zonën e “21 Dhjetorit”, Tiranë.

E ndjera quhet Refije Abedini, 73 vjeçe, e cila është gjetur e shtrirë në një divan. Mësohet se viktima ka vuajtur nga sëmundje të rënda, si parkinson, anemi, dëmtim në shtyllën kurrizore dhe ka hequr gjirin nga kanceri.

Forcat policore e kanë gjetur të nxirë në një pjesë të fytyrës, ndërsa bëhet me dije se ka qenë një javë e vetme, ndërsa gjatë dy javëve te fundit nuk ka lëvizur.