Ballina Europë “Sa civilë keni vrarë? Kjo është absurde” – Gazetari britanik lë pa...

“Sa civilë keni vrarë? Kjo është absurde” – Gazetari britanik lë pa fjalë zëdhënësin e Izraelit gjatë transmetimit “live”

51
0

Gazetari britanik Piers Morgan e ka vënë me shpatulla pas murit, zëdhënësit zyrtar të Izraelit, Avi Heyman. E gjitha bëhet për çështjen e të vrarëve në Palestinë.

Kur u pyet se sa terroristë të Hamas ka arritur të vrasë Izraeli, zëdhënësi u përgjigj pa u menduar asnjë sekondë që bëhej fjalë për 14 mijë të vrarë.

Mirëpo, kur gazetari kërkoi një numër se sa civilë janë ekzekutuar deri në këtë fazë, ai u justifikua duke thënë se nuk e ka një shifër për shkak se vendi është në luftë dhe se e ka pasur të vështirë për të pasur një numër të saktë.

Për gazetarin, referuar të dhënave të Hamas, bëhej fjalë për 40 mijë civilë të vrarë, por Heyman nuk e konfirmoi.

Kjo sipas Piers Morgan është absurde se si Izraeli i ka numëruar se sa terroristë ka vrarë, por nuk ka numëruar se sa jetë civilësh kanë marrë.

“Keni vrarë 40,000 njerëz në Gaza dhe mes tyre shumë civilë, gra dhe fëmijë”, teksa Heyman iu përgjigj duke i thënë “nga numri i Hamasit që ju citoni, më shumë se 14,000 janë terroristë që ne neutralizuam. ”

“Pra, sa civilë mendoni se keni vrarë?”, vijoi Morgan.

“Ne nuk kemi numra të saktë, kështu që siç e dini situata me luftën, shifrat janë mjegull”, vijoi Heyman.

“Meqenëse e dini saktësisht se sa terroristë keni vrarë, duhet të dini edhe sa civilë. Përndryshe, ju po i jepni përparësi jetës së terroristëve mbi jetën e të pafajshmëve,” tha Morgan.

“Ju jeni përfaqësuesi i qeverisë izraelite dhe nuk e dini sa civilë keni vrarë”, këmbënguli Morgan.

“Unë nuk e kam atë informacion, nuk jam i autorizuar t’jua jap,” u përgjigj Heyman dhe më pas gazetari britanik shpërtheu: “Kjo që po më thoni është e pakuptimtë.

Jeni i autorizuar të më tregoni numrin e terroristëve që keni vrarë, por jo numrin e civilëve? Ju vini këtu si përfaqësues i Izraelit dhe nuk doni të pyeteni se sa civilë keni vrarë sepse nuk e dini. E kuptoni sa qesharake është kjo?’