Ballina Kronika U ekzekutua në mes të ditës, ja cilat janë pistat e ngritura...

U ekzekutua në mes të ditës, ja cilat janë pistat e ngritura për vrasjen e policit në Fier

149
0

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja me armë zjarri që u regjistrua mesditën e sotme në Baltëz të Fierit, ku viktimë mbeti efektivi i policisë Novruz Cenaliaj rreth 28-vjeç. Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrje. Burime paraprake bëjnë me dije se viktima dhe autori janë me origjinë të dy nga Hasi dhe se 9 vite më parë babai i viktimës është përfshirë në një ngjarje të rëndë që dyshohet se ka lidhje me autorin e ngjarjes së sotme. Dyshohet se autori Asllan (Azgan) Mernica pasi ka kryer krimin është larguar me një makinë ngjyrë blu, në drejtim ende te paditur.

Asllan (Azgan) Mernica është personi i cili vrau me armë zjarri mesditën e sotme efektivin e “Shqiponjave” në Fier, Novruz Cenalia. Ngjarja u regjistrua rreth orës 13:15, ndërsa dyshohet se krimi ka ndodhur për arsye gjakmarrje. Burime paraprake bëjnë me dije se viktima dhe autori janë me origjinë të dy nga Hasi dhe se 9 vite më parë babai i viktimës është përfshirë në një ngjarje të rëndë që dyshohet se ka lidhje me autorin e ngjarjes së sotme. Dyshohet se autori pasi ka kryer krimin është larguar me një makinë ngjyrë blu, në drejtim ende te paditur.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13:15, në fshatin Baltëz, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi A. M. ka vrarë me armë zjarri shtetasin N. C., punonjës policie i Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Fier, jashtë shërbimi, por i veshur me uniformën e Policisë, pasi shkonte për të marrë shërbimin.

Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë, Forca Kombëtare e Sigurisë, Reparti Special “RENEA”, të cilat kanë rrethuar zonën dhe vijojnë punën për kapjen e autorit.

Grupi hetimor dhe drejtues të Departamentit të Policisë Kriminale, në drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.