Ballina Aktualitet Vrasja e efektivit të policisë në Fier, reagon ministri Balla dhe i...

Vrasja e efektivit të policisë në Fier, reagon ministri Balla dhe i bën thirrje autorit

49
0

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla i ka bërë thirrje autorit të vrasjes së policit në Fier, Novruz Cenalia që të dorëzohet.

Në një prononcim për mediat, ministri tha se është e papranueshme që të ngrihet dorë mbi një efektiv policie.

Ndërkohë ai nxiti autoritetet dhe policinë e shtetit që të bëjnë gjithçka për të vënë në pranga, autorin e dyshuar, shtetasin, Azgan Mërnica.

“Dua që të shpreh në këtë rast dhimbjen që ndjej për humbjen e jetës të një punonjësi policie. Nxis policinë e shtetit dhe drejtuesit e policisë që të bëjnë gjithçka për arrestimin e autorit. Do të bëjmë gjithçka që në këtë vend të ngulitet mirë që është e papranueshëm që të ngresh dorën ndaj një punonjësi policie. Nuk dua të interpretoj informacionet paraprake. Ende nuk dihen arsyet e kësaj ngjarje. Përgjegjësia e parë që bie mbi policinë është identifikimi i autorëve. Kam besim që forca kombëtare e Sigurisë, Renea dhe forcat e tjera që janë në operacion kërkimi të konkludojë. Dua ti bëj një thirrje familjarëve dhe personit që rëndon akuza të dorëzohet”, tha ministri.