Ballina Politika Berisha në masë arresti, ish-eurodeputeti i CDU i shkon në shtëpi: Asnjë...

Berisha në masë arresti, ish-eurodeputeti i CDU i shkon në shtëpi: Asnjë i zgjedhur i popullit nuk mund të mbahet i arrestuar pa vendim fajësie

52
0

Politikani gjerman Elmar Brok ishte sot në protestën e opozitarëve poshtë pallatit të Sali Berishës, në rrugicën që tashmë ka marrë emrin “Rruga e Shpresës”.

Brok u shfaq në dritaren ku çdo ditë del Sali Berisha. Politikani gjerman adresoi një mesazh, ku bëri thirrje ndër të tjera që imunitetin ndaj një politikani nuk mund të merret pa vendim final të gjykatës.

Ai tha se “në një vend që do bëhet pjesë e BE, një burrë nuk duhet të ndalohet të jetë pjesë e parlamentit pa qenë me vendim final gjykate”.

Sipas tij një sjellje e tillë ndaj opozitës nuk duhet të bëhet pengesë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

“Evropa do të jetë mirënjohëse t’ju ketë në BE. Unë erdha sot në ditëlindjen time për të parë një burrë që e njoh prej shumë vitesh. E kam njohur këtë burrë kur ka qenë President dhe kryeministër në përpjekje për ta sjellë Shqipërinë më pranë Evropës.

Unë doja të takoja një lider që ka pritur prej ditësh për të qenë pjesë e Parlamenti. Unë nuk dua të ndërhyj në politikën e këtij vendi, unë pëlqej Shqipërinë, por jo partitë politike.

Besoj që në një vend që do bëhet pjesë e BE, një burrë nuk duhet të ndalohet të jetë pjesë e parlamentit pa qenë me vendim final gjykate.

Vendimet e Gjykatës Evropiane janë eksplicide. Kjo do të thotë që imuniteti nuk mund të merret pa vendim gjykate dhe kjo është pse ne kërkojmë anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Një sjellje e tillë ndaj opozitës të mos pengojë anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Nëse dikush është fajtor, një gjykatë e pavarur duhet ta vendosë këtë dhe jo një prokuror që thotë “afërmendsh gjykatat bëjnë atë që i themi ne””, tha Brok.