Ballina Politika Berisha: Restoranti i zonjës Fuga dhe zonjës Mazniku mori tenderin 700 mijë...

Berisha: Restoranti i zonjës Fuga dhe zonjës Mazniku mori tenderin 700 mijë euro nga kompania Tirana DC

58
0

Ish-kryeministri Sali Berisha në fjalën e tij para simpatizantëve poshtë banesë së tij, denoncoi dje skandalin ku janë përfshirë zëdhënësi i qeverisë, Endri Fuga dhe ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku. “Në një restorant të zonjës Fuga dhe zonjës Mazniku, shikoni se çfarë burrash kanë të mjerat, që i fusin në afera korruptive. Ja cila është familja për këta hajdutë, nuk kanë nder e as dinjitet. Dhe restoranti i zonjave të tyre fiton tenderin 700 mijë euro nga burri i saj, Arbër Bifteku në kompaninë Tirana DC. Po nuk ka hajdutë më të shpërfytyruar se këta mo?! Këta meritojnë çdo gjë. Këta meritojnë të varen në shtyllën e turpit. Këta janë fytyra e Edi Ramës. Këta meritojnë të gjithë urrejtjen e shqiptarëve. Të gjithë zemërimin e tyre”, deklaroi Berisha.