Ballina Politika Çfarë pritet të ndodhë të premten te “Shëndetësia”? Vokshi zbardh detaje nga...

Çfarë pritet të ndodhë të premten te “Shëndetësia”? Vokshi zbardh detaje nga mbledhja e komisionit

87
0

Kryetarja e Komisionit hetimor të Shëndetësisë, Albana Vokshi në një konferencë për shtyp tha se mbledhja e radhës së komisionit do të mbahet të premten në orën 12:00.

Ajo shtoi se në mbledhje pritet të prezantohet nga ekspertët plani hetimor, i cili tha se shpreson të jetë i dakordësuar.

“Kërkuam kthimin e hetimin në shinat e ligjshmërisë.
Kryeparlamentarja Lindita Nikolla kërkuam që të merrte përgjegjësitë e të kthente në shina punën e komisionit . Shprehëm gatishmërinë e opozitës për hetim të thelluar.

Jeni në dijeni që sot në orën 09:30 kishim një takim më kryesinë e vogël të komisionit dhe u dakordësuam që komisioni do të mblidhet të premten në orën 12:00 ku do prezantohet nga ekspertët plani hetimor, që shpresojmë të jetë i dakordësuar”, tha Vokshi.