Ballina Lifestyle Dijonisi dhe Mariana Kondi në një projekt së bashku? Ja për çfarë...

Dijonisi dhe Mariana Kondi në një projekt së bashku? Ja për çfarë bëhet fjalë!

59
0

 

Mbrëmjen e djeshme, Dijonis Biba, një nga personazhet në ‘Ferma Vip’, që la garën përgjysmë, ishte i ftuar në studio, përballë Fjoralba Ponarit dhe opinionistëve, Enkel Demi, Sonila Meço dhe Armina Mevlani.

Ai bëri të ditur se ka nisur një projekt tjetër të madh, ku do të marrin pjesë edhe personazhe të tjerë të fermës. Një ndër to edhe aktorja e mirënjohur Mariana Kondi, gjithashtu ish-fermere në ‘Ferma Vip’.

I pyetur nga Fjoralba, për planet që e presin, ai u shpreh se së bashku me Bes Kallakun, Marjana Kondin dhe aktorë të tjerë do të bëjnë një film.

Holta Dulaku ka marrë përsipër të na bëjë një film mua dhe Marjanës. Për 3-4 muaj del filmi, është një film shumë i fortë.