Ballina Politika “Doli kundër regjimit të Ramës”, Meta poshtë dritares së ‘non gratës’: Europa...

“Doli kundër regjimit të Ramës”, Meta poshtë dritares së ‘non gratës’: Europa është vendosur me shpatë në dorë nga Skënderbeu

55
0

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është shprehur sot se kreu i PD-së Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie sipas tij vetëm se ka dalë kundër regjimit të Ramës. I pranishëm në tubimin e përditshëm qytetar që zhvillohet poshtë banesës së Berishës, Meta u shpreh se ish-kryeministri mbahet në arrest shtëpie sepse ka dalë kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan, dhe kundër gjymtimit të Kosovës.

Ai përmendi edhe aferën “5D” ndërsa u shpreh se në vend të Berishës, duhet të ishte dënuar kryebashkiaku Veliaj, që sipas tij është 4 vjet me vonesë në burg, sepse ka firmosur tendera duke rrëmbyer kompetencat e Këshillit Bashkiak.

“Sali Berisha është atje sepse doli kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan, kundër gjymtimit të Kosovës dhe kundër Ballkanit të shqepur edhe të hapur. Sali Berisha është atje, sepse ka qenë gjithmonë për procesin e Berlinit. Europa është në zemrat tona, në trashëgiminë tonë. Europa është vendosur me shpatë në dorë nga Skënderbeu. Prandaj na duhet mençuria dhe trimëria e Skënderbeut, por na duhen edhe më shumë si Ylli Bodinaku që është këtu e shumë të tjerë për të rrëzuar murin e incneneratorëve dhe PPP-ve që ka përjashtuar shqiptarët nga rritja ekonomike në vend.

Sali Berisha është këtu sepse ka krijuar tmerr me të vërtetat që thoshte çdo ditë në Kuvend. Sali Berisha është atje ndërkohë që Veliaj është 4 vjet me vonesë në burg, atje ku e meriton sepse ka firmosur duke rrëmbyer kompetencat e Këshillit Bashkiak”, u shpreh Meta.