Ballina Bota Kancelari Scholz bën njoftimin e rëndësishëm, si dhe ka një propozim për...

Kancelari Scholz bën njoftimin e rëndësishëm, si dhe ka një propozim për Gjermaninë

85
0

Kancelari Olaf Scholz beson se ka ardhur koha që një grua të marrë presidencën e Gjermanisë.

”Do të isha i lumtur nëse do të zgjidhnim një grua në vitin 2027”, deklaroi kancelari.

Që nga viti 1949, Gjermania ka pasur 12 presidentë federalë, të gjithë burra.

Angela Merkel, e cila qeverisi nga viti 2005 deri në vitin 2021, ishte e vetmja grua që mbajti postin e kancelares që nga themelimi i Republikës Federale.

Presidenti aktual i Gjermanisë është Frank-Walter Steinmeier, mandati i dytë dhe i fundit i të cilit mbaron në vitin 2027.