Ballina Politika Kërkojnë përjashtimin e Irena Gjokës/ Avokati Gjokutaj paralajmëron: Nëse kjo gjyqtare nuk...

Kërkojnë përjashtimin e Irena Gjokës/ Avokati Gjokutaj paralajmëron: Nëse kjo gjyqtare nuk jep dorëheqje, brenda tre ditësh…

0
115

Avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, Genc Gjokutaj deklaroi se Irena Gjoka nuk është në kushtet për të qenë gjyqtare.

Gjokutaj theksoi se pala mbrojtëse e Berishës do të kërkojë përjashtimin e saj, duke shtuar se procesi ndaj ish-kreut të qeverisë është politik.

Genc Gjokutaj në një pronocim për mediat para GJKKO: “Siç e dini kemi ardhur në dijeni nëpërmjet shtypi grek dhe vendimit të gjykatës së Athinës që pohon ndalimin e gjyqtares për hyrjen në zonën Shengen. Shkaku jonë qëndron për heqjen dorë sepse KLGJ më 4 prill ka thënë se fabrikojmë fakte për të intimiduar gjykatën. Por kjo nuk është e vërtetë, kjo është shumë specifike sepse i vetmi person që e di qartë dhe saktë është gjyqtarja. Avancimi i kësaj procedure mund ta çojë gjykimin deri në nul. Nëse kjo gjyqtare nuk jep dorëheqje, brenda tre ditësh do të bëjmë kërkesën për përjashtimin e saj.

Kjo kërkesë që bëmë, ajo duhet të bëjë një gjykim të vetvetes. Ajo nuk ka ku ti shmanget sepse ka qenë kërkuese në atë gjykim. Në dhjetor 2024, ajo gjykatë është vënë në lëvizje nga kërkuesja, gjyqtarja Irena Gjoka

Ne kemi bërë të gjitha kërkimet shkresërisht sepse janë të detyruar të na pajisin me dokumentet që lidhen me çështjen që ka në mbrojtje.

Prokuroria e Përgjithshëm dihet të çojë letër porosi në Athinë për t’i marrë këto prova. Nuk kemi gjë me gjyqtaren. Ky proces nuk është gjyqësor është i pastër politike”.