Ballina Politika Luan Baçi reagon për foton me vrasësin e policit: Nuk ka qenë...

Luan Baçi reagon për foton me vrasësin e policit: Nuk ka qenë kriminel, por qytetar i ndershëm, punëtor dhe familjar

40
0

Në protestën e thirrur nga grupi i Rithemelimit në Bashkinë e Tiranës, deputeti demokrat, Luan Baçi, ka reaguar për foton e publikuar prej tij, ku shihet në një foto me vrasësin e efektit të policisë gjatë ditës së djeshme në Fier.

Në deklaratën e tij deputeti fierak, Luan Baçi tha se personi në fjalë nuk ka qenë kriminel, por një familjar i mirë.

“Si deputet i qarkut të Fierit njohja është shumë e madhe, kam shumë takime, foto, takime, drekëra e darka me shumë qytetarë demokratë dhe jo vetëm. Një nga ata është dhe vrasësi i atyre policëve. Ju mediet që e keni nxjerrë, po e njoh Azgan Mërnicën, kur ka bërë foton me mua në 2021 nuk ka qenë kriminel, por qytetar i ndershëm, punëtor dhe familjar. E meritonte foton me mua. E dënoj veprimin e tij. Kot mundoheni të më presioni me foto të tilla”, deklaroi deputeti i qarkut të Fierit, Luan Baçi.