“Kam vrarë 2 mijë veta nuk më beson njeri, vrava nënën time dhe ma besuan”, kështu është shprehur para hetuesve 62-vjeçari Arsen Dani i cili një ditë më parë masakroi me thikë për vdekje nënën e tij Gjyljie Dani, brenda apartamentit ku jetonin ne lagjen “Besëlidhja” të qytetit te Lezhës.
62-vjeçari ka shfaqur probleme të theksuara të shëndetit mendor, ndërsa po mbahet në dhomat e paraburgimit të komisariatit të Lezhës.
Ngjarja ndodhi mesditën e djeshme, ku ai e qëlloi me thikë 88-vjeçaren, duke i marrë jetën.
Njoftimi i policisë ditën e djeshme:
Rreth orës 14:30, shtetasi A. D., 62 vjeç, banues në lagjen “Besëlidhja” (dyshohet shtetas me probleme të shëndetit mendor), ka vrarë me mjet prerës (thikë), nënën e tij, shtetasen Gj. D., 88 vjeçe.
Shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin A. D. dhe kanë sekuestruar mjetin prerës (thikë), me të cilin është kryer vrasja.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet në vendngjarje për të sqaruar dhe dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit.