Ballina Kronika Merr flakë banesa në Pogradec, zbardhen dyshimet e para

Merr flakë banesa në Pogradec, zbardhen dyshimet e para

29
0

Një e moshuar dyshohet se i ka vënë flakën banesës së saj në Pogradec.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur pak më parë, ndërsa ashtu sikurse raporton policia, nga zjarri janë regjistruar dëme të shumta materiale.

Kanë qënë fqinjët në pallat ata që kanë sinjalizuar policinë dhe zjarrfikësen. Menjëherë pas ndërhyrjes flakët janë izoluar, ndërsa e moshuara sipas policisë ndodhet në gjëndje të mirë shëndetësore.

77-vjecarja jeton e vetme në një hyrje pallati në afërsi të shkollës 9 vjeçare M.E.Minarolli.