Ballina Bota Panik në kishë, adoleshenti tenton të sulmojë të pranishmit

Panik në kishë, adoleshenti tenton të sulmojë të pranishmit

99
0

Shërbesa në një kishë në Luiziana u shndërrua në një makth, kur një 16-vjeçar i armatosur me pushkë u përpoq të hynte në ambientet e kishës nga dera e pasme.

Famullitarët e panë adoleshentin, dhe arritën ta mbanin nën kontroll dhe jashtë derisa policia mbërriti dhe e arrestoi. Ngjarja ndodhi në kishën katolike të St. Mary Magdalen në Abbeville, e cila ishte e mbushur me prindër me fëmijë të vegjël.

Incidenti u transmetua drejtpërdrejt në faqen e internetit të kishës të shtunën në mëngjes.

Disa sekonda pas fillimit të shërbesës, një burrë i paidentifikuar me kostum i afrohet Dupré në mes të shërbimit dhe i pëshpërit diçka në vesh, ku ai me qetësi u kërkon adhuruesve që të largoheshin nga kisha.

Të paktën dy oficerë të armatosur mund të shihen në video, duke përfshirë një me pushkë, duke kontrolluar kishën.

Famullitarët filluan të mblidhnin fëmijët e tyre dhe të largoheshin nga kisha, ndërsa në altoparlant u dëgjua zëri i një burri të paidentifikuar që u kërkonte prindërve që “thjesht të mbanin fëmijën tuaj” dhe të dilnin ngadalë nga ndërtesa.

I dyshuari, i identifikuar nga policia si një i ri 16-vjeçar u dërgua paraburgim. Adoleshenti akuzohet për terrorizëm dhe përballet me dy akuza për posedim të një pushke nga një i mitur, tha policia të dielën.