Ballina Kosovë Policia e Kosovës konfiskoi sasi masive armësh në Veri, reagon ministri Sveçla:...

Policia e Kosovës konfiskoi sasi masive armësh në Veri, reagon ministri Sveçla: Mbetje kriminale të Milan Radojçiç

68
0

Policia ka konfiskuar sasi të madhe të armatimin në rrethinë të Zveçanit, që dyshohet se ka mbetur nga sulmi i 24 shtatorit në Banjskë.

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla në një postim që ka bërë në rrjetet sociale shkruan se çdo ditë po zbulojnë përmasat e krimit dhe kapacitetet e armatimit që kanë pasur grupet kriminale në veri.

Mes tjerash ai theksoi se mbetjet kriminale të Milan Radojçiqit po i ç’rrënjosin nga vendi i tyre.

“Në çdo ditë të punës sonë po zbulojmë përmasat e krimit dhe kapacitetet e armatimit që kanë pasur grupet kriminale në veri, të cilat kanë sulmuar apo kanë planifikuar të sulmojnë zyrtarët tanë dhe institucionet tona.

Mbetjet kriminale të Milan Radojçiqit po i ç’rrënjosim nga veriu i vendit tonë.

Është e qartë kush qëndron prapa kësaj veprimtarie si edhe pas depove të tjera të armatimit, sulmeve ndaj zyrtarëve tanë, pjesëtarëve të KFOR, gazetarëve e qytetarëve. Të njejtit e sulmit të Banjskës, të cilët strehohen në Serbi e mbrohen dhe glorifikohen nga Aleksandër Vuçiq”-shkruan ai.