Një grua është sulmuar nga një dem në një plazh në Meksikë. Ndërkohë ngjarjen e kanë filmuar disa dëshmitarë të cilët ndodheshin në vendngjarje kur ndodhi sulmi. Më tej bëhet me dije se sulmi u regjistrua në rajonin Cabo.
Në video duket gruaja e cila i afrohet demit pasi ai po kërkontë në çantat e saj të cilat i kishte të hapura në peshqirin e plazhit. Ndërsa ajo i afrohet demi e shikon dhe e sulmon disa herë duke e goditur me brirët e tij.
Në video më tej duket gruaja e cila zvarritet në rërë në tentativë për tu larguar por demi vijon ta godasë derisa ajo nuk reagon më. Pasi ajo ndalon së reaguari dhe lëvizuri demi duket se humb interesin ndaj saj edhe largohet.
Gjithashtu në video gjatë sulmit dëgjohen persona të cilët i bërtasit gruas që të mos ti afrohet demit dhe të mos luajë me të. Disa sekonda më vonë demi lëviz drejt gruas të cilën e godet disa herë me brirë, duke e rrëzuar në rërë. Deri më tani mbetet e paqartë se si u gjet demi në plazh, ndërsa ende nuk dihet gjendja e gruas që u sulmua nga kafsha.
🇲🇽 | Un toro apareció en la playa de La Fortuna”, en San José del Cabo, Baja California Sur, México.
Las imágenes muestran el momento en que una turista es corneada por el toro. pic.twitter.com/USyGzQ8K9d
— Alerta Mundial (@AlertaMundoNews) May 14, 2024