Ballina Aktualitet Panairi i Punës dhe Karrierës 2024 – një dritare mundësish për të...

Panairi i Punës dhe Karrierës 2024 – një dritare mundësish për të rinjtë në Fakultetin e Biznesit, UAMD

147
0

Fakulteti i Biznesnit në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës organizoi sot Panairin e Katërt të Punës dhe Karrierës.

Dekani i këtij fakulteti Prof. Dr. Shkëlqim Fortuzi e quajti një sukses të jashtëzakonshëm këtë panair pasi në të morrën pjesë mbi 160  biznese prestigjoze me kapital vendas dhe të huaj, u lidhën 20 marrëveshje bashkëpunimi për intershipe me bizneset, u depozituan mbi 300 CV nga studentët për punë sezonale dhe të përhershme, u lidhen mbi 50 kontrata pune ndërmjet bizneseve dhe studentëve dhe u akorduan nga bizneset e Hoteleri-Turizmit 9 bursa studimi.

“Një event i frytshëm për studentët tanë, Fakultetin e Biznesit dhe UAMD,” u shpreh Dekani Prof. Dr. Shkëlqim Fortuzi. “Shpreh mirënjohje të thellë për znj. Ogerta Manastirliu, Ministre e Arsimit dhe Sportit, znj. Emiriana Sako, Kryetare e Bashkisë Durrës, z. Arkend Balla, Deputet i Kuvendit të Shqipërisë, z. Emiljan Jani, Prefekt i Qarkut Durrës, Prof. Dr. Kseanela Sotirofski, Rektore e UAMD, përfaqësuesve të Bashkive Tiranë, Kavajë, Shijak dhe Krujë, z. Artan Luku, Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Durrës, anëtarëve të Bordit të Administrimit, Anëtarëve të Senatit Akademik, kolegëve të mi të nderuar pedagogë, përfaqësuesve të medias dhe Sipërmarrësve të mbi 160 bizneseve prestigjioze që marrin pjesë në këtë panair duke u ofruar studentëve tanë punësim të mirëpaguar, duke e bërë të sukseshëm e të frytshëm eventin e sotëm.

Tre vite më parë në Fakultetin e Biznesit u shënua fillesa e rrugëtimit,  panairi i punës dhe karrierës, rrugëtim që konsiderohet shumë i suksesshëm për të gjithë aktorët, në radhë të parë për studentët, për bizneset si dhe për vetë Fakultetin e Biznesit.

Kjo nismë e përmbushi misionin e tij në këto tre vite, duke bërë të mundur punësimin e rreth 800 studentëve në Biznese private dhe në institucione publike, e kësaj arritje iu shtua edhe dita e sotme.

Gjithësecili nga studentët tanë ka sot sërish mundësinë për të marë një ofertë pune nga bizneset pjesëmarrëse.

Unë jam besimplotë se falë formimit teorik që studentët tanë kanë marrë në UAMD, falë përgatitjes së stafit të mrekullueshëm akademik që ka institucioni ynë, studentët tanë do t’ia dalin me sukses.

Ata do të bëhen pjesë e rëndësishme e zhvillimit të qytetit të Durrësit, i cili gjatë viteve të fundit, falë punës së madhe dhe investimeve të shumta nga Bashkia Durrës dhe Qeveria, është shndërruar në një qendër të rajonit dhe Evropës për turizmin, dhe një pikë tërheqëse për investitorë të rëndësishëm me përmasa globale.

Unë jam i bindur se falë bashkëpunimit të ngushtë: Fakulteti  Biznesit (UAMD) – Sipërmarrje – Bashki – Qeveri, ky projekt që ne tashmë e kemi kthyer në traditë, do të pasurohet edhe më tej, e gjithnjë e më shumë në të ardhmen.”

Në këtë panair mbajtën fjalën përshëndetëse edhe Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, si edhe nderuan me pjesmarrjen e tyre  Prefekti dhe Deputetë të Durrësit, Kryetari i Dhomës së Tregtisë Durrës, e shumë personalitete të tjera, të cilët i kushtuan vëmendjen e plotë këtij eventi kaq të rëndësishëm për studentët e Universitetit të Durrësit.

“Ndihem krenar për suksesin e arrirë sot. Edhe më shumë arritje na presin përpara,” tha Profesor Fortuzi.