Ballina Lifestyle Ndërron jetë në moshën 98 vjeçare aktorja skoceze e njohur si “Nënë...

Ndërron jetë në moshën 98 vjeçare aktorja skoceze e njohur si “Nënë Madhja”

58
0

Ka ndërruar jetë në moshën 98 vjeçare aktorja skoceze, Gudrun Ure e njohur për rolin e saj Nënë Madhja, në serialin me të njëjtin emër, që mbajti mbërthyer përpara televiziorit fëmijët e viteve 1980.

Lajmi u dha nga familjarët e aktores, të cilët tregojnë se Gudrun ndërroi jetë në shtëpinë e saj që ndodhet në rrethinat e Londrës.

Nënë Madhja, ishte një superheroinë e cila fitoi fuqi të mbinatyrshme pasi u godit nga rrezet eksperimentale të një shkencëtari dhe luftonte të këqinjtë.

Për këtë rol, Gurdun fitoi dhe një çmim Emmy në vitin 1985, për filmin më të mirë për fëmijë.