Ballina Sport Para finales së Kupës së Italisë, tifozët e zjarrtë të Juventus dhe...

Para finales së Kupës së Italisë, tifozët e zjarrtë të Juventus dhe Atalantës përleshen me sende të forta (Video)

76
0

Këtë të mërkurë në orën 21:00 në “Olimpico” të Romës do luhet finalja e Kupës së Italisë mes Atalantës dhe Juventusit.

Pasditja nuk ka qenë e qetë për tifozët e dy skuadrave që janë përleshur mes tyre.

Mediet në Itali njoftojnë se tifozët e Juves janë kryqëzuar rrugës për në Romë me ata të Atalantës (të ndihmuar edhe nga ultrasit e Eintracht Frankurt, pas një binjakëzimi mes tyre) në provincën e Arezzos, në seksionin A1 të ausostradës.

Në video duket qartë se pas fjalëve, ultrasit u janë drejtuar sendeve të forta dhe ndërhyrja e policisë ka bërë që gjendja mos acarohej edhe më tej, teksa në përleshje të tilla më herët ka pasur edhe viktima.