Ballina Politika Shqiptarët mendojnë që Shqipëria po ecën në drejtimin e gabuar”, Basha: Programi...

Shqiptarët mendojnë që Shqipëria po ecën në drejtimin e gabuar”, Basha: Programi ynë bezohet te rikthimi i konkurrencës për të rikthyer shpresën

34
0

Basha: Ne kemi fokusuar energjitë tona tek ajo për të cilën qyetetarët kanë më shumë nevojë sot se kurrë. Të rikthehet besimi tek politika si një mjet zgjidhjeje i problemeve të shoqërisë dhe jo si një biznes fitimprurës për një kastë politike që vetëm problem jus jell njerëzve, vetëm ka thelluar hendekun e pabarazisë, ka shtuar pasuritë dhe pushtetin e një kaste të vogël njerëzish, e një grupi të vogël njerëzish në politikë dhe afër politikës. Por ka zbrazuar vendin, ka përgjysmuar vendin, ka zvogëluar pasuritë familjare, shanset, mundësitë e rinisë, mirëqenien e prindërve, e gjyshërve etë moshuarve, e pensionistëve. Ka rrënuar fermerin shqiptar, ka zvogëluar shtresën e mesme dhe ka goditur profesionet e lira dhe sipërmarrjen shqiptare.
11 vite pas ardhjes në pushtet, Edi Rama përballet sot me një shumicë shqiptarësh të cilët mendojnë që jo vetëm Shqipëria është në drejtimine gabuar, por mendojnë se shkaktari i varfërisë, i gjendjes së dobët ekonomike, i rritjes së kostos të jetesës, i mungesës së perspektivës për fëmijët e tyre, është Edi Rama. Kjo është shumë e rëndësishme, se pa këtë gjërat bëhen pak më të ndërlikuara, pa shpresa.
Atëherë këmbë e kësaj ure, nga shpresa tek besimi për ndryshim është ndërtimi i një alternative. Dhe këtu është edhe marrëdhënia e dyfishtë midis detyrimit më të madh që ka Partia Demokratike, si forca udhëheqëse e opozitës për ta ndërtuar këtë alternativë në të gjithë komponentët e saj, ofertën, ekipin, aleancën dhe natyrisht në fund fare do të jenë qytetarët ata që do të vendosin.
Ne mëtojmë që të sjellim një tjetër bilanc politik, që nuk matet me sa karrige, apo sa gjatë rri në karrige. Por çfarë programi ke për të ndryshuar realisht jetën e shqiptarëve dhe qeverisjen e vendit, cilësinë e qeverisjes së vendit. Ne kemi nëj vizion të qartë, baza e të cili është funksionimi normal i një shoqërie mbi baza demokratike, të shtetit të së drejtës dhe të konkurrencës. Konkurrenca është viktima më e madhe e kësaj qeverie. Në rafshin politik po se po përmes manipulimeve zgjedhore, në rafshin e ekonomik meritokracia është viktima më e madhe. Ndaj në programin tonë rikthimi i konkurrencës në çdo fushë, është dhe mekanizmi më i fuqishëm për të rikthyer edhe njëherë shpresën, besimin se Shqipëria mund dhe do të kujdeset për të gjithë bijtë dhe bijat e saj.