Ballina Politika Sondazhi bombë i Institutit Republikan Amerikan: Edi Rama e Vjosa Osmani, politikanët...

Sondazhi bombë i Institutit Republikan Amerikan: Edi Rama e Vjosa Osmani, politikanët më të pëlqyer ndër shqiptarët

89
0

Nga Ylli Pata

Instituti Republikan Amerikan, ka financuar një sondazh të thellë e mjaft shterues për shumë çështje, për vendet e Ballkanit Perëndimr.

Një studim i plotë dhe i thellë, ku mund të shikohet jo thjesht e tashmja, por e ardhmja e perceptimit publik për çështjet e ndryshme.

Ky sondazh është kryer nga një prej gjigandëve botërore të kësaj kategorie, përkatësisht institutit IPSOS, i cili është një nga emrat e njohur në të gjithë botën.

Ky sondazh nuk është përfshirë vetëm në çështjet politike të brendshme, por edhe në ato ekonomike, sociale, e ajo që është më e rëndësishme gjeopolitike, gjeostrategjike, e konkretisht për konfliktin në Ukrainë, NATO-n, si dhe ndërhyrjen e komunitetit ndërkombëtar.

Duhet thënë se Shqipëria e Kosova, mbeten sërish vendet më properëndimore të Ballkanit, me një distancë të lartë nga të gjithë të tjerat, nga të ciatdy vende: Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut janë shtete anëtare të NATO-s.

Ndërkaq, po Shqipëria edhe Kosova, janë dy vendet ku përkrahin Ukrainën në betejën për të mbrojtur integritetin territorial të vendit dhe dënojnë agresionin e Rusisë.

Pëlqimi politik

Ipsos ka kryer një sondazh jo të pyetjeve të përgjithshme, por një kërkesë të thelluar të pyetjee të qytetarëve në çdo kolonë të tij. Por ajo e politikës është shumë interesante, pasi na sjell një panoramë mjaft të re, që hap analiza të shumta e specifike.

Është zgjedhur një listë prej 8 politikanësh, nga këto vetëm dy të mazhorancës dhe 6 të opozitës. Në perceptimin publik: Edi Rama dhe Erion Veliaj, janë në krye të pëlqimit, të distancuar mjaft nga kuotat e 6 politikanëve të tjerë.

Konkretisht:  për Edi Ramën: 28% e qytetarëve janë “shumë në favor”, 27% janë në favor, 10% janë kundër, 33% janë shumë kundër, 3% nuk e e dijnë. Pra 55 % e shqiptarëve mbeten në favor të Edi Ramës. Kurse 43% janë kundër tij.

Për Erion Veliajn: 17% janë shumë në favor, 27% në favor, 12% jo në favor dhe 40% shumë jo në faor. Pra Veliaj ka një pëlqim publik prej 44% të popullsisë në rang vendi.

Pra në rang kombëtar, dy politikanët më të pëlqyer janë Edi Rama dhe Erion Veliaj.

Surpriza vjen më pas. Politikani që ka perceptim më të mirë ndaj 6 kolegëve të tij të opozitës nuk është Sali Berisha, por Agron Shehaj.

Sipas sondazhit, për Agron Shehajn : 10% janë shumë në favor, 20% janë në favor, 11% nuk janë në favor dhe 40% janë shumë jo në favor. 19% nuk kanë dëgjuar fare për të dhe 9% nuk e dinë.

Belind Këlliçi renditet pas Agron Shehajt. Për Këlliçin, 7% janë shumë në favor, 15% janë në favor, 11% nuk janë në favor dhe 45% janë shumë jo në favor, pra kundër. Për Këlliçin 11% e të pyeturve nuk kanë dëshuar për të, kurse 7% përgjigjen nuk e di.

Sali Berisha, lideri i vjetër i PD-së renditet pas Shehajt e Këlliçit në vendin e pestë. Sipas sondazhit: 12% e shqiptarëve janë shumë në favor pro tij, 10% janë në favor. 10% nuk janë në favor dhe 65% janë shumë kundër pra shumë jo në favor. Për Berishën nuk ka kuotë që s’ka  dëgjuar për të por vetëm 2% shprehet nuk e di.

Pas Sali Berishës, në radhë është Gazmend Bardhi. Për të cilin vetëm 5% është shumë në favor. 16% është në favor. 13% jo në favor dhe 49% është shumë jo në favor, pra kundër. Për Gaz Bardhin ka një kuotë 7 përqindësh që s’ka dëgjuar për të dhe 7% që shprehet nuk e di.

Pas Bardhit vjen Lulzim Basha me vetëm 2% shumë në favor, 12% në favor, 12% jo në favor dhe 70% shumë jo në favor. Për Bashën 4% thotë nuk e di e nuk ka kuotë që s’ka dëgjuar për të.

Kampioni i listës për nga fundi, pra politikani me pëlqyeshmërinë më të madhe mbetet Ilir Meta. Për të cilin ka vetëm 2% shumë në favor, 9% në favor, 8% jo në favor dhe 77% shumë jo në favor. Për Metën 4% thonë nuk e di.

Kosova

Pas Shqipërisë, Kosova ka përbërë suprizën më të madhe të sondazhit të financuar nga Instituti Republikan Amerikan. Sipas të dhënave, nuk është Albin Kurti politikani më i pëlqyer në Kosovë, po Presidentja Vjosa Osmani.

Sipas sondazhit, për Presidenten Vjosa Osmani, e cila renditet në vendit e parë, 45% e qytetarëve janë shumë në favor, 23% janë në favor, 11% jo në favor dhe 18% shumë jo në favor pra kundër. 2% shprehen se nuk e di. Pra për Vjosa Osmanin 68% e qytetarëve të Kosovës janë në favor.

Për kryeministrin Albin Kurti, 43% janë shumë në favor, 21% në favor, 13% kundër dhe 21% shumë kundër. Edhe Kurti ka një pëlqyeshmëri të lartë prej 64%.

Pas Albin Kurtit renditet kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku me 13% të qytetarëve shumë në favor, 31% në favor, 20% kundër dhe 23% shumë kundër. Abdixhiku ka një pëlqyeshmëri prej 51% dhe kundër 43%. 7% nuk kanë dëgjuar për të dhe 6% shprehen nuk e dinë.

Pas Abdixhikut në radhë është Ministrja e Jashtmë Donika Gërvalla. Për diplomaten violiniste : 16% janë shumë në favor, 25% në favor, 17% kundër dhe 32% shumë kundër. 5% nuk e njohin dhe 5% nuk dinë. Pas Gërvallës renditet kreu i AAK-së Ramush Haradinaj. Për Rambon: 12% janë shumë në favor, 25% në favor, 17% kundër dhe 32% shumë kundër. 1% s’ka dëgjuar për të dhe 5% nuk dinë.

Memli Krasniqi renditet pas Rambos me 16% shumë në favor, 17% në favor, 25% kundër dhe 31% shumë kundër. 6% s’kanë dëgjuar për të dhe 5% nuk e dinë. Pas Memlit vjen politikani serb Nenad Rashiç, i cili ka një pëlqyeshmëri shumë të mirë prej vetëm 2% të qytetarëve të Kosovës. Të mirë nga 6%, 25% janë kundër dhe 61% janë shumë kundër. 16% se njohin fare dhe 6% thonë nuk e di.

Supriza tjetër e sondazhit të Indsitutit Republikan Amerikan është se kreu iri i Listës Serbe Zlatan Elek renditet i fundit në pëlqyeshmërinë e liderëve të Kosovës.

2% janë shumë në favor, 4% në favor, 5% kundër, 31% shumë kundër dhe 51% e kosovarëve nuk kanë dëgjuar për të. 8% thonë nuk e di.

Këto dy zhvillime të rëndësishme të politikës në Shqipëri e Kosovë, janë realisht një panoramë e re, e cila deri tani nuk se është thënë nga sondazhe të ndryshme. Megjithatë, sondazhi i IRA, ka mjaft të dhëna të tjera që janë një dritare tjetër për të parë 6 vendet e rajonit.

Për shembull Shqipëria nuk e ka shqetësimin më të madh korrupsionin. Por ekonomia, gjendja e jetesës dhe çmimet e larta. Në vend të dytë është papunësia, e treta është korrupsioni e më pas emigracioni.

Ndërkaq në lidhje me perceptimin për NATO-n, Shqipëria dhe Kosova janë në krye.

SHBA

Për Shqipërinë, 71% e qytetarëve kanë një mendim shumë të favorshëm, 21% të favorshëm, 3% jo të favorshëm dhe 3% shumë pak të favorshëm.

Në vend të dytë renditet Gjermania me 63% shumë të favorshëm, 29% të favorshëm, 3% jo të favorshëm e 2% jo shumë të favorshëm. E treta renditet Kosova me 69% shumë të favorshëm, 22% e favorshëm, 7% jo e favorshëm dhe vetëm 5% jo e favorshëm.

Rusia ka një perceptim në Shqipëri prej: 2% shumë të favorshëm, 7% të favorshëm, 10% jo të favorshëm dhe 75% shumë jo të favorshëm. Kina ka një perceptim 10% shumë të favorshëm, 33% të favorshëm, 15% jo të favorshëm dhe 26% shumë jo të favorshëm. 15% shprehen nuk e dinë.

Në Shqipëri, lideri më i pëlqyer botëror është Rexhep Tajip Erdogan me 37% shumë i foavorshëm, 34% i favorshëm, 9% jo i favorshëm, e 10 % shumë jo i favorshëm. Në vendin e dytë është Presidenti i SHBA Joe Biden me 34% shumë i favorshëm, 30% i favorshëm, 12% jo i favorshëm dhe 14% shumë jo i favorshëm. Në Shqipëri, lideri i Rusisë, Vladimir Putin është në fund të listës me vetëm 4% shumë i favorshëm 6% i favorshëm, 8% jo i favorshëm dhe 75% shumë jo i favorshëm.

Perëndimi

Në perceptimin ballkanik mbi politikat Perëndimore, Kosova është sipër Shqipërisë.

87­% e qytetarëve të Kosovës shprehen vetëm pro BE dhe Perëndimit, 1% janë pro Perëndimit port ë mbajnë lidhjet me Rusinë, 2% janë për baraza Perëndim-Rusi, 2% janë prorusë.

Në Shqipëri, 82% janë pro Perëndimit dhe BE, 7% janë për politika me Perëndimin, duke mbajtur ato me Rusinë3% janë për politika të barabarta Perëndim Rusinë, e vetëm 2% janë fiorusë.

Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi si vende të Natos kanë një kuotë të ulët pro Perëndimit, ndërkohë Serbia është në fund të tabelës me vetëm 10% pro Perëndimit./ TemA