Ballina Europë Atentati ndaj kryeministrit sllovak, Robert Fico! Zv.kryeministri: Operacioni shkoi mirë, do ia...

Atentati ndaj kryeministrit sllovak, Robert Fico! Zv.kryeministri: Operacioni shkoi mirë, do ia dalë

52
0

Kryeministri sllovak Robert Fico nuk është më në rrezik për jetën, pasi u qëllua disa herë në qytetin Handlova. Kështu thotë zv.kryeministri Tomas Taraba për BBC, duke shtuar se operacioni ka shkuar mirë dhe se “unë mendoj se në fund ai do të mbijetojë”.

Kryeministri sllovak kishte shkuar të mërkurën e 15 majit për të zhvilluar një takim me mbështetësit e tij, ku u qëllua me 4 plumba, në gjoks, stomak dhe gjymtyrë dhe në arterie. Ai u dërgua menjëherë në spital ku i është nënshtruar një operacioni, ndërsa autori i plagosjes është vënë në pranga.

Ministri i Brendshëm Matus Sutaj Estoka e përshkroi si një atentat të motivuar politikisht.

Nuk ka pasur asnjë përditësim zyrtar mbi gjendjen e kryeministrit që nga momenti kur u tha se ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, por zv.kryeministri ka thënë për BBC se Fico “nuk ishte në një situatë kërcënuese për jetën në këtë moment”.

“Me sa di unë, operacioni shkoi mirë dhe mendoj se në fund ai do të mbijetojë,” tha Taraba.

Taraba shtoi se kryeministri u qëllua “nga shumë afër” dhe se “një plumb kaloi në stomak “.