Ballina Europë Erdogan i “alarmuar”: Izraeli do të sulmojë Turqinë

Erdogan i “alarmuar”: Izraeli do të sulmojë Turqinë

65
0

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka ngritur alarmin se, Izraeli kërkon të pushtojë pjesë të Turqisë sapo të përfundojë luftën kundër Hamasit. Sipas Erdogan, Netanyahu shumë shpejt me idenë e tokave të premtuara mund të vijë në brigjet e Aanadollit.

“Ky shtet i terrorizmit, ky shtet që nuk njeh limite, nëse nuk ndalet, me premtimin për të arritur në tokën e premtuar, herët apo vonë, do vijë në Anatolia. Izraeli nuk po godet vetëm palestinezët në Gaza. Po na sulmon edhe ne. Hamasi ndërkohë po mbron vijën kufitare me Anatolian.”, tha Recep Tayyip Erdogan.

Erdogan u bëri thirrje vendeve perëndimore të rrisin presionin ndaj Izraelit pasi Hamasi të pranojë marrëveshjen për armëpushimin. Ai gjithashtu u ka bërë thirrje vendeve perëndimore që të rrisin presionin ndaj Izraelit.

Sakaq, Erdogan tha se qindra mijëra palestinezë janë zhvendosur në Liban, Jordani, Siri dhe vende të tjera të rajonit, duke marrë me vete vetëm çelësat e shtëpive të tyre dhe filluan një jetë të vështirë në kampet e refugjatëve. Sipas Erdogan, faji bie mbi kombin hebre të cilët i quajti të llastuar dhe barbar.

“Askush nuk duhet të presë që ne të heshtim apo të zbusim fjalët tona. Ata janë sa të pafytyrë aq edhe vrasës, janë të llastuar aq sa janë barbarë”, vijoi Recep Tayyip Erdogan.

Turqia dhe presidenti i saj Erdogan e kanë kundërshtuar ashpër Izraelin që kur filloi luftën e tij në Gaza. Erdogan ka refuzuar ta quajë Hamasin një organizatë terroriste dhe ka akuzuar qeverinë e Benjamin Netanyahut për krime lufte.