Ballina Europë I bëri atentat kryeministrit sllokav, ja sa mund të dënohet agresori sipas...

I bëri atentat kryeministrit sllokav, ja sa mund të dënohet agresori sipas raporteve

75
0

Një burrë është akuzuar për tentativën e vrasjes së kryeministrit sllovak, Robert Fico pasi politikani u plagos rëndë në një atentat kur po dilte nga një mbledhje e qeverisë të mërkurën.

Sulmuesi i dyshuar nuk është emëruar zyrtarisht, por raportet sllovake e kanë identifikuar gjerësisht atë si një 71-vjeçar nga qyteti Levice, raporton BBC.

Raportet thonë se ai mund të përballet me burgim të përjetshëm.

Fico, 59 vjeç, është në një gjendje të rëndë, por të qëndrueshme pasi u qëllua disa herë në atë që kolegët e përshkruan si një sulm të motivuar politikisht.