Ballina Lifestyle Iluzionisti David Copperfield akuzohet për abuzim seksual

Iluzionisti David Copperfield akuzohet për abuzim seksual

40
0

Iluzionisti David Copperfield është akuzuar për abuzim seksual dhe sjellje të papërshtatshme nga 16 gra. Disa prej sulmeve të supozouara kanë ndodhur kur gratë kanë qenë nën 18 vjeç, raporton The Guardian.

Akuzat datojnë që prej fundit të viteve ’80 deri në 2014.

Një përfaqësues i Copperfield është shprehur për BBC se akuzat janë “false dhe skandaloze” dhe “tërësisht e kundërta e asaj që është David”.

Sipas The Guardian, tre prej tyre thonë se iluzionisti i drogoi përpara se të kryente marrëdhënie me to. Ato shprehen se nuk ishin të ndërgjegjshme për të miratuar ose jo. Në 4 raste, gratë kanë thënë se iluzionisti i ka prekur ose i ka bërë ato që ta prekin seksualisht gjatë performancave skenike.

Një grua thotë se u njoh me Copperfield në 1991 kur ishte 15 vjeçe dhe ai mbajti kontakte me të përmes telefonatave. Kur ajo ishte 18 vjeçe, ata kryen marrëdhënie konsensuale, por gruaja thotë se beson që ishte e shtyrë.

Avokatët e iluzionistit e konfirmuar marrëdhënien, por kanë mohuar të ketë ndodhur shtyrja drejt marrëdhënies seksuale.

“Në të vërtetë, David dihet që ka rrezikuar karrierën e tij për të ndihmuar mbrojtjen e grave nga grabitqarët e pushtetshëm. Pjesa më e madhe e këtyre akuzave historike janë bërë më parë dhe të gjitha janë po aq false sa ishin edhe atëherë. David kërkoi ‘provat’ mbi të cilat këto akuza false thonë se mbështeten dhe nuk janë paraqitur. Kurdo që organet ligjzbatuese amerikane kanë hetuar çështje të tilla, janë hetuar imtësisht dhe nuk ka rezultuar asnjë çështje.

Karakterizimi i The Guardian nuk është ajo që David është dhe ai vazhdon të mbështesë këdo që ka përjetuar çfarëdo forme abuzimi apo diskriminimi. Lëvizja duhet të vazhdojë, por akuzat false duhet të ndalojnë që të lulëzojë. David do ta konsultojë rastin me ekipin ligjor dhe do të marrë aq hapa sa është e nevojshme për këto akuza false dhe skandaloze”.

David Copperfield është akuzuar më parë për sjellje të papërshtatshme dhe në vitin 2018 ai ka mohuar akuzat historike të abuzimit seksual. Copperfield është një prej iluzionistëve më të njohur në SHBA. Ai ka fituar 21 çmime Emmy dhe mban 11 rekorde Guinness.