Ballina Sport Kampionati Europian i Futbollit, ekskluzivisht për të gjithë abonentët e platformës Tring

Kampionati Europian i Futbollit, ekskluzivisht për të gjithë abonentët e platformës Tring

79
0

Ky sezon i magjishëm sportiv në Tring, s’mund të mos kishte kurorëzimin e
përsosur. Eventi i shumëpritur futbollistik, Kampionati Evropian i Futbollit, do
të transmetohet i plotë dhe ekskluzivisht për të gjithë abonentët e platformës
Tring, e cila, së bashku Euro 2024, zotëron paketën sportive më prestigjioze
dhe gjithëpërfshirëse në vend.
Kuqezinjtë e zemrës, ëndrra evropiane që na e dhuruan Silvinjo dhe djemtë e
kombëtares, por jo vetëm, e gjithë madhështia e një kompeticioni që bën
bashkë ekipet më të forta të “kontinentit të vjetër”, ekskluzivisht në dy kanale
sportive të dedikuara, Klan Sport 1 dhe Klan Sport 2, në të gjitha paketat,
tokësore, satelitore dhe Tring OTT, në platformën që prej vitesh tanimë është
shndërruar në shtëpinë e kampionëve.
51 ndeshje, 31 ditë, 24 skuadra, 10 qytete pritëse, 1 qëllim i vetëm, finalja e
madhe e Berlinit dhe trofeu.
Në fushë do të zbresin më të mirët, mbi supet e tyre, e gjithë pesha e ëndrrave
të secilit komb, e miliona njerëzve që do t’i ndjekin më frymën pezull, me
emocionet që dhuron futbolli i vërtetë, me lotët e gëzimit a hidhërimit që
mund të falin vetëm kombëtaret.
Të gjitha këto emocione, do t’i përjetoni në Tring, ndeshje pas ndeshjeje, gol
pas goli, në një rrugëtim që nis më 14 qershor 2024, me Gjermaninë
mikpritëse të kompeticionit që sfidon Skocinë dhe shënon pikënisjen e fazës në
grupe, për të vijuar më pas me 1/16-at, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen
e 24 korrikut 2024, në Olimpiastadion të Berlinit.
Mbathni fanellat kuqezi, përqafoni ngjyrat e pasionit që vetëm futbolli që
s’njeh kufij mund të dhurojë, mblidhuni të gjithë bashkë dhe pranoni ftesën
tonë për të qenë pjesë e festës më të madhe sportive evropiane, që siç thotë
edhe titulli i himnit zyrtar të kampionatit “Fire”, do t’i vërë flakën kësaj vere
pak të thuash bombastike…
Me Euro 2024, Uefa Champions League, Uefa Supercup, Serie A, tashmë të
konfirmuara për 3 dhe 5 sezonet e ardhshme, së shpejti, së bashku me Coppa
Italia dhe Supercoppa, NBA, Moto Gp, Superligën Turke, Ligën Portugeze, por
jo vetëm, Tring ofron mundësinë ideale për ta shijuar sportin në çdo
dimension, në një propozim sportiv thjesht të pakrahasueshëm.