Sekuestrohen një sasi kokaine, e ndarë në doza, gati për shitje, si dhe 1 peshore elektronike dhe 4 celularë.
Pas një hetimi të kryer nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit, në kuadër të megaoperacionit kombëtar antidrogë të koduar “Tempulli”, u kapën në flagrancë dhe u vunë në pranga shtetasit Xhavit Llulla, 28 vjeç dhe Muhamet Simka ., 28 vjeç, të dy banues në Kavajë.
Në subjektin (berberhane) në pronësi të shtetasit Xh. Ll., shërbimet e Policisë gjetën një sasi kokaine, të ndarë në dhjetëra doza, me qëllim shitjen, si dhe 1 peshore elektronike që shërbente për këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.