Aktori Koço Qendro festoi dje 97-vjetorin e lindjes. Artisti korçar lindi më 15 maj të vitit 1927 dhe karriera e tij është mjaft e gjatë, ku vazhdon edhe sot të jetë aktiv në vepra të ndryshme, pavarësisht viteve që mban mbi supe.
Padyshim urimet kanë qenë të shumta për artistin jetëgjatë dhe nuk munguan edhe sot nga kolegët, miqtë dhe artëdashësit.
Koço Qendro përfaqësohet me mjaft personazhe në galerinë e tij të roleve si në teatrin e Korçës edhe në kinematografinë shqiptare. Ai ka spikatur veçanërisht në rolin e Harpagonit te komedia ‘Kopraci’ e Molierit, të cilën e ri interpretoi pas dekadash me sukses edhe pak vite më parë.