Ballina Kosovë Kurti: Plani i Rritjes së BE-së, mundësi për Ballkanin Perëndimor

Kurti: Plani i Rritjes së BE-së, mundësi për Ballkanin Perëndimor

104
0

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti në një deklarim për media para se të fillojë Samiti i Kotorrit, tha se Plani i Rritjes së BE-së është mundësi për Ballkanin Perëndimor.

Ai ka thënë se 25 vjet më parë ka qenë  burgosur politik dhe i luftës nga regjimi i Millosheviçit .Kurti ka folur edhe për procesin e Berlinit që këtë vit shënon 10 vjetorin.

Shefi i ekzekutivit ka përmendur se Bosnja Hercegovina nuk ka miratuar marrëveshjen për lirinë e lëvizjes me letërnjoftime.