Ballina Rajoni Masakroi gruan me thikë, 50-vjeçari shqiptar pas vrasjes shkoi duke pirë birra!...

Masakroi gruan me thikë, 50-vjeçari shqiptar pas vrasjes shkoi duke pirë birra! Ja ku fshihej Eduart Denaj

59
0

Pas masakrimit për vdekje të të shoqes dhe nënës së dy fëmijëve të tij, Eduart Denaj ka shkuar në një market, ka blerë dy birra dhe më pas është futur në një godinë në ndërtim e sipër, dhe është fshehur për disa orë.

Siç shihet nga pamjet e publikuara në mediat greke, në ambientet godinës në ndërtim qëndrojnë ende shishet e birrave. Sipas raportimeve, thuhet se ai është pikasur nga një qytetar, i cili ka njoftuar policinë duke i thënë se një person i dyshimtë ndodhej në këtë ndërtesë.

Pasi ka mbërritur policia, ai është gjetur i dehur, dhe nuk ka bërë rezistencë teksa i vendoseshin prangat.