Ballina Lifestyle “Mon Amour” i Slimane në Eurovision thyen të gjitha rekordet

“Mon Amour” i Slimane në Eurovision thyen të gjitha rekordet

85
0

Franca mund të mos ketë qenë fituese e Eurovizionit të këtij viti dhe të ketë zënë vendin e katërt, por kënga “Mon Amour” e Slimane fitoi admirimin dhe dashurinë e botës. Balada tashmë ka shënuar një rekord mbresëlënës, pasi brenda 24 orëve, ajo u bë kënga e parë franceze në historinë e Spotify, e cila kalon 2 milionë transmetime.

Këngëtari falënderoi emocionalisht fansat dhe mbështetësit në një video që ka postuar në llogarinë e tij në Instagram, duke thënë: “Mirëmbrëma miq, shpresoj të jeni mirë. Po e bëj këtë video sepse ndihem shumë i prekur. Jam shume i lumtur. Të dielën e kaluar ne ‘thyem’ një rekord historik me Mon Amour. Ajo u bë kënga franceze më e transmetuar në historinë e Spotify brenda 24 orëve. Ishte më shumë se 2,000,000”.

Slimane dhe performanca e tij u adhuruan si nga Malmö Arena ashtu edhe nga teleshikuesit të cilët e panë 34-vjeçarin duke kënduar disa metra larg mikrofonit dhe duke mos humbur kolonën zanore.

Kënga është pëlqyer aq shumë sa që vazhdon të ripostohet gjithnjë e më shumë në rrjetet sociale, me komente pozitive për këngëtarin francez.