Ballina Politika “Nga dalin paratë?”/ Takimi i Ramës në Athinë, deputetja Zhupa ‘thumbon’ mazhorancën:...

“Nga dalin paratë?”/ Takimi i Ramës në Athinë, deputetja Zhupa ‘thumbon’ mazhorancën: Patronazhistët provuan sufllaqen origjinale!

31
0

Deputetja e opozitës Ina Zhupa nga salla e Kuvendit, ka ironizuar takimin e Kryeministrit Edi Rama në Athinë, pak ditë më parë, duke u shprehur se e vetmja gjë e mirë ishte që patronazhistët provuan suflaqen origjinale greke.

Ndërsa e konsideroi një shoë bajat, demokratja tha se nuk u gjet dot një personalitet apo përfaqësues i diasporës në Greqi që ti thoshte Edi Ramës “Kalos irdhes” “Mireseerdhe” dhe morën dhe folën prap Elisa, Blendi, ambasadorja.

Në vijim, deputetja demokrate u shpreh se njerëzit po paguajnë me paratë e tyre, të buxhetit të shtetit, një propagandë që i hedh hi syve atyre.

Zhupa theksoi se është kurioze të dijë si shkoi Rama në Athinë si kryeministri i Shqipërisë apo si kryetari i PS?

“Buxheti i shtetit i paguan këto shoë? Nga dalin paratë? Shoë rradhës është Milano ku kostot do jenë më larta, që do paguhen nga qytetarë të varfër që ju ti tregoni sa e mirë është Shqipëria atyre që kanë ikur nga ky vend se nuk jetonin dot më këtu”, tha ajo.

“Nacionalizmi streha e fundit e maskarenjve, ndërsa pseudopatriotizmi është streha e fundit e hajdutëve. Nje show i bërë në mes të Greqisë nga Edi Rama, mund ta kishit bërë shumë mirë ne stadiumin Air Albania sepse njerezit do ishin te njëjtët, thjesht do kishit një kosto më të ulët për autobusat e bashkive socialiste deri në Athinë.

Më erdhi shume keq personalisht që detyruat drejtorin e teatrit Bylis të jepte dorëheqjen, sepse ai ishte i vetmi në vendin e duhur, në një teatër ku spektatorët ishin me detyrim dhe aktori kryesor ishte një hajdut që vjedh vendin e tij dhe bën propagandë jashtë vendit të tij medemek e do shumë vendin e tij. Nëse do e kishte dashur vendin e tij Rama nuk do i vidhte qytetarët, nuk do i denigronte, do i trajtonte me dinjitet pensionistët, të rinjtë, gratë dhe burrat e këtij vendi.

Aq shumë ishte shoë bajat sa nuk gjetët dot një personalitet apo përfaqësues të diasporës në Greqi që ti thoshte “Kalos irdhes” “Mireseerdhe” dhe morët dhe folën prap Elisa, Blendi, ambasadorja. Për respekt të tyre mund ta kishit gjetur ndonjë. Por nuk pranonte askush nga emigrantët e ndershëm në Greqi, që të bëhet pjesë e një fasada të pisët të një njeriu që shkatërron jetët e familjeve që kanë lënë këtu që pësojnë nga keqqeverisja apo që mund të jenë larguar vet në këto 12 vite. Ky është realiteti që e fsheh dot as me muzikën e noizit, as me muzikën e parave të spektatorëve me detyrim.

E vetmja gjë e mirë që ndodhi nga ai takim ishte se patronazhistët më në fund provuan sufllaqen origjinale greke. Se i keni mësuar me sufllaqe në bodrumet mavi të propagandës ku komentojnë dhe lavdërojnë kryeministrin dhe shajnë opozitën. A thua se njerëzit se jetojnë realitetin dhe presin ta lexojnë nga komentet në facebook?!

Nëse doni të tregoni se do bëni dicka për diasporën, atëherë zbatoni vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të garantuar votën e diasporës”, tha Zhupa.