Ballina Lifestyle “Partneri im do jetë aty, por para se të vdes…”, 28-vjeçarja merr...

“Partneri im do jetë aty, por para se të vdes…”, 28-vjeçarja merr miratim për të kryer eutanazinë, rrëqeth me rrëfimin e detajuar: Do fillojnë me qetësues!

60
0

Rasti i Zoraya ter Beek, një vajze 28-vjeçare, e cila mori leje nga shteti për të vazhduar me eutanazinë pasi vuan nga një sëmundje e rëndë mendore, po përçan shoqërinë holandeze.

Siç raporton gazeta britanike The Guardian , 28-vjeçarja pritet të marrë vendimin e saj brenda javëve të ardhshme, duke ndezur diskutime në të gjithë Evropën për këtë çështje. E reja javën e kaluar mori miratimin përfundimtar për eutanazinë e asistuar, sipas një ligji të miratuar në Holandë në vitin 2002.

Sipas ligjit holandez, për t’u kualifikuar për vdekjen e asistuar, duhet të përjetoni “dhimbje të padurueshme pa asnjë perspektivë përmirësimi” dhe personi duhet të jetë plotësisht i informuar dhe i aftë për të marrë një vendim të tillë.

Vështirësitë e Ter Beek filluan në fëmijërinë e saj. Ajo ka depresion kronik, ankth, traumë dhe një çrregullim personaliteti të paspecifikuar. Ajo gjithashtu është diagnostikuar me autizëm. Kur takoi partnerin e saj, ajo besoi se mjedisi i sigurt do ta shëronte.

Edhe pse filloi trajtime intensive, të cilat përfshinin mjekim dhe më shumë se 30 seanca të terapisë elektrokonvulsive, nuk pati përmirësim.

Pas 10 vitesh “nuk kishte mbetur asgjë” për sa i përket mjekimit.

“Kam përfunduar trajtimet në gusht 2020 dhe pas një periudhe që pranova se nuk kishte trajtim tjetër, aplikova për vdekje të asistuar në dhjetor të atij viti. Ky është një proces i gjatë dhe i ndërlikuar”, tha ajo.

Si do të bëhet eutanazia?

Në ditën e caktuar, ekipi mjekësor do të shkojë në shtëpinë e Ter Beek. “Do të fillojnë duke më dhënë një qetësues dhe nuk do të më japin ilaçet që më ndalojnë zemrën derisa të jem në koma. Për mua do të jetë si të bie në gjumë. Partneri im do të jetë aty, por i kam thënë se është në rregull nëse duhet të largohet nga dhoma para momentit të vdekjes”, tha ajo