Ballina Kronika Përndoqi një burrë, e pëson keq 39-vjeçarja në Tiranë, zbardhen detajet e...

Përndoqi një burrë, e pëson keq 39-vjeçarja në Tiranë, zbardhen detajet e para

87
0

Një 39-vjeçare identiteti i të cilës nuk dihet është arrestuar këtë të enjte nga policia e Tiranës, pasi dyshohet se ka përndjekur një shtetas.

Policia dyshon se 39-vjeçarja, vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe se ajo ka kryer disa herë të njëjtën vepër penale.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasen A. K., 39 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se ka përndjekur një shtetas.

Dyshohet se gruaja ka probleme të shëndetit mendor dhe se ajo ka kryer disa herë të njëjtën vepër”, thuhet në njoftimin e policisë.