Ballina Kosovë Samiti i BE/ Kurti ultimatum Serbisë nga Mali i Zi: Dorëzoni terroristin...

Samiti i BE/ Kurti ultimatum Serbisë nga Mali i Zi: Dorëzoni terroristin Milan Radoiçiçin

161
0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nga Mali i Zi, ku po merr pjesë në Samitin e BE dhe Ballkanit Perëndimorë, i ka bërë një kërkesë Serbisë. Në këtë samit i pranishëm ishte edhe Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç.

Ai i ka kërkuar Serbisë që t’i dorëzojë Kosovës terroristin Milan Radoiçiç dhe grupin e tij kriminal që e vranë policin Afrim Bunjaku, më 24 shtator në Banjskë.

“Marrëdhëniet e mira fqinjësore në rajonin tonë janë të domosdoshme…Kërkoj nga Serbia që ta dorëzojë Milan Radoiçiqin në Kosovë dhe gjithashtu dhe grupin e tij paramilitar që e kanë vrarë rreshterin tonë Afrim Bunjaku më 24 shtator”, tha Kurti.

Po ashtu Kurti i dërgoi edhe një mesazh Ballkanit Perëndimor: “kontrolloni progresin demokratik dhe reformat e BE-së dhe pastaj bazoni politikat në ato të dhëna”, tha Kurti.