Ballina Aktualitet “Vuri dorën tek arma, mendova se do qëllonte i pari”, zbardhet dëshmia...

“Vuri dorën tek arma, mendova se do qëllonte i pari”, zbardhet dëshmia e vrasësit të policit

67
0

Zbardhet dëshmia e autorit të krimit Azgan Mërnica. Burime bëjnë me dije 23-vjeçari ka deklaruar se gjithçka ka qenë momentale.

Mërnica ka deklaruar se po lëvizte me makinë dhe pasagjere ka pasur nënën e tij dhe duke kaluar në një rrugë në fshatin Baltëz është ndeshur me makinë në rrugë me policin Nevruz Cenalia.

Sipas 23-vjeçarit në një moment ka parë që polici ia ka bërë me dorë dhe ka menduar se e ka sharë dhe ofenduar.

Në këtë moment ka dalë jashtë makinës për t’u sqaruar dhe ka parë që polici ka afruar dorën tek arma e shërbimit. Pas këtij momenti, Mernica e ka qëlluar duke menduar se do ta vriste efektivi i pari.

Dëshmia e autorit e krimit është marrë me rezerva nga grupi hetimor dhe do të ripyetet sërish.