Ballina Europë Zjarri përfshin pazarin historik egjiptian në qendër të Stambollit

Zjarri përfshin pazarin historik egjiptian në qendër të Stambollit

113
0

Zjarri ka përfshirë pazarin historik egjiptian në qendër të Stambollit, njoftuan mediave turke.

Pazari është veçanërisht i popullarizuar në mesin e turistëve.

“Zjarri filloi në pazarin historik egjiptian në zonën Eminonu, zjarrfikësit kanë filluar ta shuajnë atë,” vuri në dukje shërbimi lokal i zjarrfikësve.

Tregu i dytë më i madh në Stamboll u ndërtua në shekullin e 17-të.  Gjatë vitit të kaluar, disa nga arkadat tregtare të tregut janë rindërtuar.