Dy gra torturuan për vdekje fqinjin e tyre pasi e akuzuan gabimisht si pedofil.
Zoe Rider, 36 vjeçe, dhe Nicola Lethbridge, 45 vjeçe, sulmuan 60-vjeçarin, Stephen Koszyczarski, madje duke filmuar disa nga sulmet sadiste teksa e tallnin atë.
Anëtarëve të jurisë në Gjykatën e Sheffield Crown iu shfaqën pamjet e vrasëseve duke e etiketuar atë në mënyrë të pabazë si një ‘të ndyrë’ që po ‘abuzonte me vajzat e vogla’ ndërsa ata e kërcënonin se do ta gjymtonin me gërshërë.
Ndërsa z. Koszyczarski, u lut për mëshirë, duke u thënë atyre ‘nuk mund të ndaloj gjakderdhjen’.
Jurisë iu deshën vetëm 2 orë e 35 minuta për të shpallur Rider dhe Lethbridge fajtorë për vrasje dhe një akuzë shtesë për grabitje.