Ballina Rajoni Kryeministri grek paralajmëron Maqedoninë e Veriut: Rrugën për në BE do ta...

Kryeministri grek paralajmëron Maqedoninë e Veriut: Rrugën për në BE do ta kenë të mbyllur nëse nuk respektojnë marrëveshjen e Prespës

88
0

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka paralajmëruar Maqedoninë e Veriut duke thënë se rruga për në BE do të mbetet e mbyllur dhe memorandumet nuk do të ratifikohen derisa të respektohet Marrëveshja e Prespës.

“Për çështjet e pazgjidhura me fqinjin tonë verior, do të doja të jem absolutisht i qartë, ne kishim thënë që pasi të votohet, duhet ta zbatojmë. Nëse mendojnë se disa njerëz mund ta sfidojnë, do të dinë dy gjëra: Rruga për në BE do të mbetet e mbyllur dhe memorandumet nuk do të ratifikohen derisa të ketë respektim absolut me atë që parashikon Marrëveshja”, tha kryeministri.