Ballina Europë Ngritën fermën me kanabis me vlerë 446 mijë euro, 6 shqiptarë dënohen...

Ngritën fermën me kanabis me vlerë 446 mijë euro, 6 shqiptarë dënohen në Britani (EMRAT)

64
0

Gjashtë shqiptar u dënuan me 9 vite e 10 muaj burg gjithsej nga gjykata “Leeds Crown” në Angli, pasi pranuan se rritnin bimë kanabisi me vlerë deri në 446,000 euro, në një shtëpi të braktisur të kujdesit në West Yorkshire.

Gjykata shpalli fajtor: Alitor Deda, 30 vjeç, Andi Teta, 33 vjeç dhe Ali Qerfozi, 42 vjeç, të cilët u dënuan me nga 24 muaj burgim. Erijon Gjoka, 21 vjeç, u dënua me  18 muaj, ndërsa Edison Markeci, 21 vjeç dhe Augustin Marku, 36 vjeç, morën secili nga 16 muaj burg.

Sipas BBC, ferma në të cilën kultivohej kanabis u zbulua në Fieldhouse Walk, në muajin dhjetor të vitit 2023, shkruan BBC.

Brenda oficerët gjetën pajisje me vlerë deri në 45,000 £, duke përfshirë llambat me fuqi të lartë, së bashku me shkop bejsbolli dhe hanxhar.

“Kemi të bëjmë me një fermë kanabisi e cila drejtohej nga një organizatë kriminale. Arritëm të parandalonim të nxirrnim në treg drogë me vlerën e 1 mln paundëve” tha sergenti Simon Green.

Andi Teta, Ali Qerfozi,Erijon Gjoka, Lart nga e majta në të djathtë Alitor Deda, Agostin Marku dhe Edison Markeci