Ballina Aktualitet Ngriti në këmbë Policinë e Shtetit, zbulohet si qëndron e vërteta e...

Ngriti në këmbë Policinë e Shtetit, zbulohet si qëndron e vërteta e e-mailit për sulm terrorist në shkollën 9-vjeçare

67
0

Një e-mail i mbërritur në adresë të Policisë së Shtetit ka ngritur në këmbë strukturat ligjzbatuese, ku paralajmërohen sulme me bomba në shkolla.

Pa përmendur emra shkolle specifikisht, duket se një grup radikal ekstremist, ku përmendet emri ‘Allah’, tenton të përhapë panik, duke paralajmëruar se ‘gjaku i mësuesve do të derdhet në shkolla’, apo merr rastin e sulmit në Nicë të Francës.

Sakaq, Krimi Kibernetik në Policinë e Shtetit ka nisur hetimet për zbulimin e autorëve që kanë dërguar e-mailin në fjalë, ndërsa në çdo shkollë të vendit janë marrë masa. Nga një vëzhgim nëpër shkollat e Tiranës, rezulton se pranë tyre ka prani të shtuar policore dhe se pas kontrolleve në ambientet e institucioneve arsimore, mësimi ka vijuar normalisht. Ndër të tjera Policia e Shtetit garanton se nuk ka vend për panik te mësuesit, nxënësit apo prindërit.