Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike Belind Këlliçi, në një konferencë për shtyp kla ndarë foton e kryetarit të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj dhe Arben Malokut, i cili ka mbajtur funksionin e Administratorit të Njësisë Administrative Zall Herr.
Këllicci u shpreh se Maloku, duke përdorur vjehrrin dhe babanë, ka përfituar 3 leje ndërtimi dhe 55 tendera për periudhën 2018-2023.
Ai thotë se vlera totale e tenderave të përfituar nga ky shtetas është 39 milionë euro nga të cilat 34 milionë euro i ka marrë drejtpërdrejt nga Bashkia Tiranë gjatë periudhës që ishte në detyrë si zyrtar i lartë i saj.