Ballina Sport A do ta marrë Lewandowski do ta marrë çmimin e vitit 2020?...

A do ta marrë Lewandowski do ta marrë çmimin e vitit 2020? Zbulohen prapaskenat e ‘Topi i Artë

54
0

Drejtori i ‘Topit të Artë’ i ka dhënë fund spekulimeve nëse Robert Lewandowski do ta marrë çmimin e vitit 2020.

Ditët e fundit ka pasur zëra se ‘France Football’, organizatori i përzgjedhjes së ‘Topit të Artë’, po mendon të japë çmimin për vitin 2020, i cili nuk u zhvillua për shkak të pandemisë së Covid-19.

Në 2020 favorit i qartë ishte ylli polak Robert Lewandowski, i cili fitoi Ligën e Kampionëve me Bayernin në vitin 2020. Drejtori përzgjedhës Nicolas Manissier doli para mediave dhe pretendoi se dhënia e çmimeve për vitet e mëparshme është jashtë logjikës.

“Ne nuk po mendojmë t’i japim Robert Lewandowskit çmimin për vitin 2020. Si institucion, ne kemi rregullat tona që i përmbahemi rreptësisht”, tha Manissier.

Në vitin 2020 ai nuk e fitoi çmimin për shkak të pandemisë, por në vitin 2021 çmimin e mori Lionel Messi, megjithëse shumë besonin se Lewandowski e meritonte shumë më tepër se argjentinasi.