Ballina Aktualitet Fshati i braktisur i Lubonjës – Nga 300 familje sot numërohen më...

Fshati i braktisur i Lubonjës – Nga 300 familje sot numërohen më pak se 30 te tilla

92
0

Braktisja nga largimi masiv prej vitesh ka prekur edhe fshatin Lubonjë në Selenicë të Vlorës. Të moshuarit që kanë mbetur aty, thonë se të rinj janë larguar për shkak të mungesës së punës.

Vetëm 12 km larg qytetit bregdetar, duke përshkuar aksin nacional Vlorë Selenicë , gjendet fshati i Lubonjës.

Kjo zonë rurale, e njohur për bukurinë natyrore dhe traditat e thella, sot paraqet kushte të vështira ekonomike dhe infrastrukturore. Më problematike mbetet Rruga e dëmtuar që  lidh këtë fshat me fshatrat e tjerë përreth tij.

Fshati i Lubonjës sot është shpopulluar në mënyre drastike. Banorët shprehin se mungesa e punësimit dhe largimi i rinisë janë shkaqet kryesore të shpërbërjes së tyre.

Ndërkohë, ata shpresojnë për angazhimin e politikës lokale dhe investime të reja për të rikthyer një frymë të re për Lubonjën, duke e bërë atë një vend tërheqës dhe jetëgjatë për të gjithë banorët.

“S’ka punë, janë shtëpitë bosh, ja ku i ke, kanë qenë të gjithë me njerëz, asnjë hyrje bosh, ja unë jam, çdo gjë i mungon fshatit”, shprehet një banorë.

“Banorë ku ka banorë kanë ikur, ja shtëpitë pallatet bosh ja siç i shikoni komplet, po ku ka buk këtu”, thotë një tjetër.

Lubonja i njohur ndryshe si fshati me pallate ka qenë një qendër e vogël por e gjallë me mbi 300 familje. Megjithatë, në ditët e sotme, siç shihet dhe në pamje këto pallate janë boshatisur dhe si rrjedhojë kanë mbetur vetëm 30 familje. Mungesa e politikave lokale për zhvillimin dhe rivitalizimin e fshatit ka lënë një boshllëk në komunitet.