Ballina Sport Lojtari më i mirë i Premier League këtë sezon, ylli i Cityt...

Lojtari më i mirë i Premier League këtë sezon, ylli i Cityt fiton çmimin

116
0

Phil Foden, mesfushori i Manchester Cityt është vlerësuar si lojtari më i mirë i Premier League në këtë sezon. Ylli i kampionëve të Anglisë ka lënë mbrapa të gjithë, duke marrë kështu këtë ccmim të merituar. Foden është impenjuar në 34 ndeshje, ku ka realizuar 17 gola dhe ka dhuruar  8 asiste.

“Të fitosh këtë çmim është një arritje për të cilën jam jashtëzakonisht krenar. Liga Premier njihet si liga më e madhe në botë dhe është kënaqësi që jam nominuar me kaq shumë lojtarë të tjerë të mëdhenj që të gjithë kanë shijuar sezone të veçanta për klubet e tyre”, ka thënë Foden për faqen zyrtare të Cityt.