Ballina Kulturë Magjia mbi liqenin e Tiranës, teatri mbi ujë mahniti vizitorët

Magjia mbi liqenin e Tiranës, teatri mbi ujë mahniti vizitorët

69
0

Teatri mbi ujë, solli në tiranë artistët e grupit Ilotopie, në kuadër të javës kulturore të Francës.

Nata e parë e kësaj shfaqje mblodhi bashkë një numër spektatorësh të thirrur nga kryebashkiaku Veliaj në mediat sociale.

Lojërat surreale nga trupa e artistëve vizionarë francezë ishin edhe dje të pranishëm në liqenin artificial të Tiranës, ku 15 artistë performuan në ujë duke i servirur publikut art fantastik, falas

Shfaqja fillon në orën 20:00 dhe për 50 minuta, qytetarët patën mundësinë të shijojnë muzikë, kostume dhe dekorime mbresëlënëse, të pa realizuar ndonjëherë në vendin tonë.

Më herët kjo lloj shfaqje mbi ujë është shfaqur në të gjithë botën, nga Londra, Çikago, Sidnei, Buenos Aires, Singapor, Marseja, Lioni, Portugalia, Kolumbia, Venezuela, Maroku, Belgjika, Venecia apo Roma.