Ballina Politika Pamje nga mali i Çajupit, Rama: Transumanca pasuri e UNESCO

Pamje nga mali i Çajupit, Rama: Transumanca pasuri e UNESCO

62
0

Kryeministri Edi Rama publikoi këtë mëngjes pamje nga mali i Çajupit, ku sipas tij, bëhen bashkë trans-humanca ose shtegtimi i bagëtive ndër kullota, nën zërat e isopolifonisë, të dyja pasuri të UNESCO-s

Rama shkruan se këto janë vlera të çmuara të kulturës sonë te cilat duhen përçuar ndër breza.

Trans-humanca u fut vitin e kaluar në listën e trashëgimisë kulturore botërore të UNESCO-s.

Tradita e shtegtimit të bagëtive është një traditë e lashtë dhe një mënyrë jetese e pasur me këngë, instrumente, veshje, rite, festa e kulinari.