Nga Kimete Berisha
1. Me bluzë të Havajit, lule më lule, në gjykatore Enver S. dukej si një bahçe e vaditur që po përgatitet të dal në plazh…! Asnjë thinjë të vetme në kokë, që tregon për kushtet e mira që i ka gëzuar në Hotel.
– Dhe iku…Këtë qëllim e ka i burgosuri – të ikë nga burgu.
– Kur ka ikur nga arresti shtëpiak, ka qenë duke e ruajtur polici.
E ka ‘ruajtur’ dhe ka ikur, paramendoje sikur mos ta ‘ruante’ polici çfarë do të ndodhte, Enveri do të fluturonte.
– Nëse do të hapte tunele me thonjë e do e të ikte nga burgu si nëpër filma, hajde de, ama ikja e të burgosurit nga shtëpia e tij ka qenë e organizuar nga Drejtësia, i pari organizator është ai që ka vendosur që të dënuarin me 25 vjet burg, ta çojë në arrest shtëpiak.
– Avokatja e tij e di se ‘klienti’ i saj është ‘i pafajshëm’, por nuk e di ku është tash ‘bartësi i pafajësisë’.
2. Në emër të prokurorisë, portalet shkruanin se si Naim M. e ka pranuar se e ka porositur vrasjen e gruas së tij. Prokuroria nuk i ka mohuar lajmet.
Pastaj, fajtorin e mësoi ‘dikush’ që të ‘ndjehet i pafajshëm’ dhe kështu kaluan gjashtë muaj dhe u ‘harrua’ fajtori….
– Harresa i fshin provat, paraja i blen dëshmitë, pafajësia blihet me pare….!
3. Drejtësia e Kosovës është e kapur, e shitur, e blerë, është në duart e krimit të organizuar dhe mafisë, si dhe është e mjerë.
4. Sinan Vllasaliu, i akuzuar për shmangie nga tatimi, nuk e kuptonte pyetjen e gjykatëses, e cila i bërtiste e i thoshte Sinanit ‘shqip po flas’.
Domethënë, qe, kush ndan drejtësi në Kosovë…
një e mjerë dhe e pakrehur që as nuk di të komunikoj si qytetare e lëre si profesioniste…
– Kur para kamerave përhënët ashtu, paramendoje qysh sillet ajo kur fikën dritat.
5. Dëshmitë e Astrit Deharit janë zhdukur. Domethënë, kushdo që i vjedh dhe i kthen dëshmitë e ‘redaktuara’ e ka hallin e madh që ose ta fsheh ‘vrasjen’ ose ta fsheh ‘vetëvrasjen’.
Dhe, askush nuk jep përgjegjësi.
As ai që i ruan dëshmitë, as ai që e ka çelësin, as ai që i monitoron kamerat, as drejtori, as ministresha…
që do të thotë se kur s’ka fajtor dhe kur institucioni nuk e kërkon fajtorin, vjedhja e dëshmive është e organizuar nga institucioni…!
6. Nuk është Serbia armiku më i madh i Kosovës, Sistemi i Drejtësisë është varri i madh i Kosovës.
– Kosova po vritet nga ‘Drejtësia’!
7. Albulena Haxhiu ka dështuar.
Mandatin e harxhoi duke treguar se si Kosova nuk ka Drejtësi.
S’ka faj se nuk e pyet kush…!
P.S. Nga sot u ngjallën kërcënimet ndaj meje.
Atij që sot më ka bërë yrysh, i them
– ‘Më vrit menjëherë e mos u turr kot sepse në luftë kam qenë mburojë e gjallë, para pushkatimit!
Dhe, normal, i them: Shko në rrs!